×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shqiptare pezullon 100 patentë shoferë brenda 24 orëve në Rrugën e Kombit

    Reporteri
    04 Qershor 2022 | 18:08

    Policia Rrugore ka gjobitur me qindra shoferë vetëm në 24 orë monitorim në Rrugën e Kombit.

    Përveç 331 gjobave, 100 drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimin për tejkalim shpejtësie.

    Rruga e Kombit është monitoruar përmes makinave inteligjente, radarit automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje.

    Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku thotë se shkelësit më të shpeshtë janë automjetet me targa të Kosovës.

    Dafku ka theksuar se po bashkëpunohet me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

    Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!