Policia e Kosovës gjatë ditës së diel ka shqiptuar 511 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid-19, shkruan Reporteri.net.
Gjithashtu Policia ka shqiptuar edhe 572 gjoba në trafik.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet raportit 24 orësh të Policisë.
Ndërkohë janë arrestuar 17 persona të dyshuar, 15 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.
Policia po ashtu ka njoftuar se kanë ndodhur 28 aksidente, një me fatalitet, 15 aksidente me të lënduar dhe 13 aksidente vetëm me dëme materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.