Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 17:30 në Qendrën Njësive Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë.
Aty do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.
Kjo paraqitje i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
Siç u bë e ditur gjatë ditës, disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës lidhur me shpërthimin në Ibër-Lepenc.
Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme. Kështu ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti./Reporteri.net/
Kurti: Ka persona të arrestuar dhe prova materiale lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.