Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve në qytetin e Suharekës.
Dje në orët e para të mëngjesit një burrë u gjet pa shenja jete.
“Stacioni Policor-Suharekë 04.07.2025 – 04:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.
Ndërkaq, në një rast tjetër, policia tha se në rrethana të panjohura ka vdekur një grua dje po ashtu në Suharekë.
“Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.