×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani francez fol zi e terr për UÇK-në: Kosova është protektorat amerikan

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 19:04

    Nuk i ka kursyer fjalët më të këqija për Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Thierry Mariani, që është politikan i së djathtës ekstreme franceze, ka publikuar një video në ‘Twitter’, ku drejtoi akuza të rënda për kosovarët.


    “Më kujtohet shumë mirë krijimi i shtetit të Kosovës. Ishte valëvitur flamuri i Amerikës nëpër rrugët e Prishtinës. Sot, Kosova vazhdon të jetë një formë e protektoratit amerikan”, ka thënë Mariani, i cili në Francë lobon për shtetin e Serbisë.

    Ish-ministri i Transportit në Francë, nuk ka kursyer as ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i akuzuar për krime në luftën e fundit.

    E madje ai tha se po të mos ishin amerikanët, evropianët do t’ia dhuronin Serbisë Kosovën moti kohë.

    Në video, Marriani thotë se në Kosovë po diskriminohen serbët e krishterë dhe se vendi është nën ndikimin e Shqipërisë e Turqisë.

    Por, kush është Thierry Mariani, që dikur thoshte se Krimeja është pjesë e Rusisë?

    Ai është kryetar i Shoqatës së Dialogut Franko-Rus dhe me pozitën e rolin që ka, gjithmonë ka tentuar në forcimin e raporteve mes këtyre dy shteteve dhe një nga rolet e tij që paraqitja e Kosovës sa më keq përpara BE-së.

    Këtë e dëshmon edhe deklarata e tij pasi ai e ka konsideruar si poshtërim faktin që Bashkimi Evropian e ul Serbinë me një tavolinë me Kosovën për t’ia kërkuar njohjen e pavarësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!