“Nëse do të kem rast të vij në pushtet, do ta bëj të pamundurën që Mali i Zi ta fshijë njollën e errët dhe të tërheqë njohjen e shtetit të rrejshëm, Kosovës” ka thënë lideri i Frontit Demokratik malazez, Milan Knezheviq, për gazetën serbe Veçernje Novosti.
Sipas tij, njohja e Kosovës është “vendimi më i turpshëm në historinë e Malit të Zi, gjë të cilën e kundërshtojnë 85% e banorëve”.
“Nëse njohjen e tërhoqi Papua New Guinea, ndoshta kemi përgjegjësi më të madhe”, ka komentuar Knezheviq.
Ndryshe, Kosova e Mali i Zi akoma diskutojnë për cështjen e demarkacionit të kufirit, pasi në Kosovë marrëveshjes i është bashkuar një aneks për këtë gjë, transmeton reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.