×
  • Lajme
  • Lajme

    Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 11:36

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Polonia ka ndarë 100 mijë vaksina anti-COVID për Kosovën.


    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani tha se është njoftuar nga autoritete polake që ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Ndryshe, të hënën në Kosovë kanë arritur edhe 503 mijë e 100 doza të vaksinës anti-COVID donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i.

    Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovës, janë administruar gjithsej 922.623 doza të vaksinës.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Postimi i plotë i Osmanit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!