Sekretarin Amerikan i shtetit Michael Pompeo përmes një postimi në llogarinë Twitter ka ndarë pjesë nga takimi që ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi.
Pomepo ka treguar çfarë ka biseduar me Thaçin, ku përmend edhe dialogun me Serbinë.
“Ishte kënaqësi ta takoi Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin sot në Uashington. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe përpjekjet për të forcuar prosperitetin e ardhshëm të Kosovës duke përparuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Pompeo, shkruan Reporteri.net.
Pleased to meet with President @HashimThaciRKS today in Washington. The U.S. will continue to support #Kosovo and efforts to strengthen Kosovo’s future prosperity by advancing normalization with #Serbia. pic.twitter.com/v4DQ7XUuy8
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) February 26, 2020
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.
Më tutje thuhet se Pompeo ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.
“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.
.@SecPompeo met with @HashimThaciRKS. The Secretary reaffirmed the strength of the U.S.-#Kosovo partnership and underscored the importance of Kosovo-#Serbia normalization. pic.twitter.com/x4zm9bhsNG
— Morgan Ortagus (@statedeptspox) February 27, 2020