×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Posta e Kosovës reagon për shpërthimin në zyren në Zveçan: Ky sulm nuk na zmbrapsë

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 11:22

    Posta e Kosovës ka reaguar pas hedhjes së dy granatave dore në një prej pikave të saj në Komunën e Zveçanit. Posta e Kosovës ka dënuar ashpër “këtë akt kriminal” dhe ka kërkuar që të ketë hetim të plotë të rastit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje në reagimin e tyre thuhet se ky sulm nuk i zmbraps ata në përkushtimin për të ofruar shërbime.

    “Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese. Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Ky sulm nuk na zmbrapsë në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin”.

    “Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës. Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve”, njofton Posta e Kosovës.

    Policia e Kosovës bëri të ditur se janë hedhur dy granata dore nga persona ende të paidentifikuar.

    Si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Me të dalë në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pashpërthyer, ndërsa banorët përreth janë evakuuar derisa njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!