Haradinaj viziton vendin ku iu vra vëllai

Kryeministri Ramush Haradinaj është ngjitur sot në malet e Dukagjinit.


Në Qafë Mullarë, Haradinaj ka një kujtim, të cilin e ka ndarë në rrjetin social Facebook.

“Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997, në Qafë Mullarë”, ka shkruar Haradinaj.

Vëllai i kryeministrit, Luan Haradinaj është vrarë 22 vjet më parë, në një nga betejat e para kundër forcave serbe. Ai është dëshmor i kombit.