×
  • Lajme
  • Lajme

    Postoi fotografi me të akuzuarin për fajde, por Kandidati për President i bie pishman – e fshinë atë pas pak minutave

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 23:29

    Orë më parë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, publikoi disa fotografi nga vizita që i bëri familjes Kqira në Prizren.Por në njërën fotografi ishte edhe njëri prej të akuzuarve për fajde, Gjon Kqira.


    Këtë foto Haradinaj e ka fshirë nga profili i tij në Facebook. Haradinaj në këtë takim i ndau familjes Kqira medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

    Fshirja e fotos ka lënë gjurmë edhe në historikun e postimit të tij, e cila dëshmon se një fotografi e fshiu në “Facebook”.

    Kqira është i përfshirë në rastin ’Kristal’, e cila është njëri ndër rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.Kqiraj ishte dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg për veprën penale organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm dhe me 1 mijë e 500 euro dënim me gjobë për veprën penale armëmbajtje pa leje.

    Në këtë rast të akuzuar përveç Gjon Kqirajt janë edhe Tunë, Marjan, Gjekson, Gëzim, Kastriot Kqira, Edison Oma dhe Benson Buza të akuzuar për veprat penale krim i organizuar lidhur me veprat penale organizim i skemave piramidale dhe bixhoz te paligjshëm, detyrim, fajde, armëmbajtje pa leje.

    Sipas aktakuzës, grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale, ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre./KALLXO.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!