×
  • Lajme
  • Lajme / DPT Te Fidani

    Pozitat e reja në LDK, Haziri: Nuk pranoj të nënvlerësohem

    Reporteri
    24 Nëntor 2023 | 17:00

    Zyrtari i LDK-së, Lutfi Haziri në DPT Te Fidani ka deklaruar se kryetari i sapo zgjedhur i këtij subjekti politik e ka në duar që të zgjedh kryesinë e re.

    Nuk dihet ende pozita që do e marrë Lutfi Haziri, por u shpreh i vendosur që nuk do e lejojnë nënvlerësim.

    “Unë nuk besoj që ka diçka të re, sepse Lumir Abdixhiku korrektësinë, përkushtimin, angazhimi tim në LDK-në e ka vlerësuar edhe e ka konsideruar edhe e ka konfirmua ne disa raste. Unë jam ai që nuk ndryshoj edhe nuk funksionoj ndryshe, nuk di me funksionu ndryshe, nuk mundem”, tha Haziri.

    “Ju kam rezistuar lakmive politike, ofertave politike në kohë kur kam pas shumë më pak përvojë e kam qenë më i ri, e mos të flasim tani. Por, nuk lejojë nënvlerësim asnjëherë. Abdixhiku është i lirë, ashtu siç ja ka dhen lirë këshilli e kuvendi i përgjithshëm i LDK-së, është i lirë të e nderojë kryesine, nga unë po ashtu është i lirë”.

    “Asnjë emër të përveshmë nuk mendoj me imponuar, unë mund të ju them ky ose ai, nëse konsultohem, por jo në situata të tjera” deklaroi ai mes tjerash tek DPT te Fidani.

    “Frika e Kurtit nga kërcënimet e Serbisë”, Haziri: Zhvendosje e vëmendjes nga problemet e brendshme

    Haziri: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit është më e keqja që i ka ndodhur Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!