×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozitë e opozitë bëhen bashkë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen IPA 2020

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 12:14

    Në Kuvendin e Kosovës është votuar projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2020 mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.


    Për ratifikimin e kësaj marrëveshje pro kanë votuar 89 deputetë, gjersa nuk ka pasur asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Katër deputetë të Listës Serbe kanë qenë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk kanë votuar për këtë marrëveshje.

    Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!