×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca e Kosovës reagon pasi Vuçiq tha se s’do të zbatojë krejt marrëveshjet: Të pasojnë sanksionet

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 18:05

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën.

    Vuçiq i tha televizionit publik serbe se disa pika nuk do të zbatohen nga ana e Serbisë.

    Ndaj deklaratës të tij ka reaguar Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, duke thënë se Perëndimi tani duhet t’i vë sanksione Serbisë.

    Vela tha se kjo është “një kontradiktë e qartë” me atë për të cilën ka pasur marrëveshje si dhe me qëndrimin e Bashkimit Europian.

    “Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!