×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca e përditëson web-faqen me të dhënat e Dr. Vjosa Osmanit

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 17:07

    Vjosa Osmani ka marrë ushtrimin e detyrës së postit të Presidentit të vendit, pas dorëheqjes sot të Hashim Thaçit.


    E i menjëherë të dhënat për Presidentin e vendit janë përditësuar edhe në web-faqen zyrtare të Presidencës, shkruan Reporteri.net.

    Tek llogoja e institucionit më të lartë të vendit, është shënuar edhe “U.D. Presidente e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani”.

    Sikurse edhe hapësira për facebook është zëvendësuar me profilin e kryeparlamentares që për maksimum 6 muaj ka të drejtën Kushtetuese ta ushtrojë detyrën e shefes së shtetit, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

    Po ashtu edhe tek sesioni i Biografisë, fotoja dhe emri janë zëvendësuar me U.D Presidenten e re, ndonëse biografia nuk i është publikuar ende, shkruan Reporteri.net.

    Të dhëna ende nuk ka tek ekipi i saj, që mbetet të shihet nëse do të angazhojë ekip të ri apo do ta mbulojë detyrën me ekipin e saj në Kuvend.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqje nga posti i Presidentit, pa e përfunduar mandatin që do t’i skadonte në pjesën e parë të vitit 2021. Deri te ky veprim erdhi pasi Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën për krime lufte, e ngritur para më shumë se 6 muajve në Hagë. /Reporteri.net/.

    Thaçi e mori Presidencën nga një grua, ia la të njëjtin post një tjetër gruaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!