Presidenca e Kosovës ka ndarë rreth 230 mijë euro për organizimin e edicionit të tretë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë apo siç njihet “Forumi WPS”, shkruan Reporteri.net.
Kontrata është planifikuar të nënshkruhet sot, teksa vlera e saktë e saj është 229 mijë e 750 euro.
Me këtë tender është shpërblyer kompania “VM3 SH.P.K”
Në njoftim thuhet se ky formum mbledh çdo vit deri në 2 mijë pjesëmarrës ndërkombëtarë dhe vendor.
“Përgjatë 2 ditëve të tij, Forumi do të ketë në dispozicion 3 salla për diskutime (me kapacitet: një sallë >1000m2, e cila akomodon përafërsisht 1000 persona, minimum dy salla të tjera> 240 m2, të cilat akomodojnë përafërsisht nga 240 persona dhe hapësira përcjellëse) dhe 3 salla për takime bilaterale (me kapacitet: një sallë> 54m2 dhe akomodon përafërsisht 12 persona në formë të tavolinës katorore: një sallë >90 m2 dhe akomodon përafërsisht 24 persona në tavolinë katërkëndësh dhe një sallë >136m2 dhe akomodon përafërsisht 45 persona në tavolinë katërkëndëshe). Të gjitha planifikimet më poshtë të ngjarjes duhet të bëhen konform këtij vlerësimi të kohëzgjatjes së Forumit, pjesëmarrjes dhe kapaciteteve të listuara më lartë”, theksohet në dosje.
Aty theksohen edhe dy nënkriteret mbi të cilat është dhënë kontrata
“1.Çmimi 25%. 2 Propozimi Teknik – Strategjia e operatorit ekonomik (O.E) për t’i përmbushur kërkesat e autoritetit kontraktues – Konceptimi dhe Dizajni i Hapësirave në 3D. O.E duhet të dorëzoj një propozim të detajuar për konceptimin e plotë të gjitha hapësirave të Forumit ËPS në format 3D sipas kërkesave specifike në tabelë. O.E, duhet të propozojnë një koncept vizual të detajuar duke marrë në konsideratë kohëzgjatjen e Formimit (2-3qershor 2025), pjesëmarrësit dhe kapacitete e listuar në tabelën e kërkesave. (15%) – Qasja teknike, metodologjia dhe aktivitetet (10%) –
Plani i punës (10%) Total 35 % 3 Kualifikimi dhe kompetenca e personelit 1 Menaxheri projektit (5%) 1 Ekspert i komunikimit strategjik (5%) 1 Ekspert i organizimit te aktiviteteve (5%) 1 Ekspert i teknologjise informative (4%) 1 Ekspert regjisor për prodhimin e videove (4%) 1 Ekspert i editimit të prodhimit të videove (5%) 1 Ekspert për fotografime profesionale (4%) 1 Ekspert I mediave sociale (4%) 1 Ekspert për dizajn grafik (4%) Total 40 %”, theksohet në dosje./Reporteri.net