×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e krerëve të partive në takim me Osmanin

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 11:15

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 17:00 (sot) pret në takim krerët e partive politike në vend për të diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend.


    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në letrën që presidentja u ka dërguar partive politike.

    Bekim Kupina, këshilltari për Media i presidentes ka konfirmuar se pjesëmarrjen në takimin e sotëm e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike.

    “Po të gjitha partitë kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, tha shkurt Kupina.

    Theksojmë se ky takim vjen pas rekomandimit të IKShPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të situatës alarmante me Covid-19 në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!