×
  • Lajme
  • Lajme / ZPRK

    Presidenca konfirmon se Shefi i NATO’s do ta vizitojë Kosovën

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 17:33

    Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se Shefi i NATO’s, Mark Rutte, do ta vizitojë Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Osmani bashkë me Komandantin e KFOR’it janë takuar sot, teksa kanë folur për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar Ruttes në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në Kosovë.

    Osmani ka nënvizuar e stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor, shkruan Reporteri.net.

    “Presidentja Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë. Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

    Sipas raportimit të REL, Rutte do ta vizitojë Kosovën më 11 mars. Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

    NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë.

    Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!