×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Internacionales Liberale, Paque: Kosova mundet ma mirë me PDK-në

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 13:51

    Presidenti i Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

    Paque ka thënë se Kosova mund të bëjë më mirë me PDK-në në krye të Qeverisë.

    “PDK ka ambicie dhe vizion për të udhëhequr. Nën lidershipin e saj aktual, PDK është një parti pro-evropiane me aspirata të mëdha për Kosovën. Si anëtare e ardhshme e BE-së, në Internacionalen Liberale e dimë rëndësinë e BE-së në avancimin e lirive ekonomike dhe politike, për të ndihmuar vendet të zhvillohen dhe të realizojnë objektivat e tyre në vend. Dhe ne jemi krenarë që ta mbështesim Memli Krasniqin në këtë synim. Kosova mundet ma mirë me PDK-në, dhe ju uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar Presidentin e Internacionales Liberale për përkrahjen.

    “Faleminderit Presidentit të Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, për mbështetjen ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi.

    Kjo është mbështetje e të gjitha partive simotra nga familja e madhe liberal-demokrate, që janë pjesë e ALDE-s, anëtare e së cilës me të drejta të plota është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!