×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Shqipërisë për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i demokracisë

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 11:53

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.


    Meta ka uruar që shpejt të krijohen institucionet dhe të punojnë në të mirë të Kosovës.

    “Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

    E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

    Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

    Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes” shkruan Meta në urim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!