×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti kërkon nga partitë të deklarohen a duan Zgjedhje a Qeveri

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 16:48

    Sapo ka filluar takimi i presidentit Hashim Thaçi me liderë të partive politike. Në fjalën e tij hyrëse, Thaçi tha se ka ftuar këtë takim për t’u koordinuar rreth hapave më tutje, pas mocionit të mosbesimit, shkruan Reporteri.


    Ai tha se ka dërguar 5 letra në adresë të partisë së parë, VV-në dhe tha se ka refuzuar të japë një përgjigje.

    “Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit më 25 mars, nga 82 deputetë, ju ftoj që të konfirmoni që a të kemi një qeveri të re apo zgjedhje”, ka thënë ai para liderëve të partive.

    Presidenti, tha ai, nuk e shpërben Kuvendin, duke lënë të nënkuptohet se do të respektojë mendimin e partive politike./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!