×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti kroat në takim me Konjufcën: Do ta ndihmojmë Kosovën të njihet nga 5 vendet e BE-së

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 14:15

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutoi për aktualitetin politik, pandeminë, situatën energjetike, ekonominë dhe zhvillimet rajonale.

    Pasi i vlerësoi të shkëlqyera raportet bilaterale, kryetari Glauk Konjufca falënderoi presidentin Milanoviq për mbështetjen koherente të shtetit kroat ndaj Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it. Ai po ashtu tha se orientim parësor i Republikës së Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata të tjera ndërkombëtare.

    Edhe me këtë rast, kreu i Kuvendit shprehu përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të dyanshëm, si dhe domosdonë e koordinimit të veprimeve në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare.

    Nga ana tjetër, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjithashtu edhe mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në procesin e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur, liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!