Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka thënë se dyshon në qëllimin e iniciativës për “Ballkanin e Hapur.
Ai në një konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani tha se nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, nuk duhet të merret parasysh.
“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë në mënyrë sipërfaqësore do ta komentoj, sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte. Nëse iniciative i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim ndoshta parasysh, me kusht që të merret parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha Presidentja Osmani. Nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet”, tha Milanoviq.
“Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë se është iniciativë e pakuptimtë”, theksoi presidenti kroat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.