×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti kroat-Vuçiqit: Kosova është çështje e kryer

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 15:31

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq i është kundërpërgjigjur ashpër homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shtimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër të KFOR-it.


    Para mediave, Milanoviq tha sot se kjo çështje as që i ka interesuar dhe nuk e ka shqetësuar Vuçiqin, pasi që po të ishte ashtu, ai do të fliste.

    Ai ka vazhduar të jetë edhe më i ashpër me presidentin serb duke thënë se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe se kjo është çështje e kryer.

    “Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë. Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në disa luftëra. Kjo është një mënyrë për t’i mbajtur votuesit e tyre në tensionin e një lufte 30-vjeçare të papërfunduar”, ka thënë ai.

    Madje ka shtuar se Vuçiq është presidenti i një shteti jo të suksesshëm dhe se ai nuk e di çfarë të bëj me të.

    “Si President i Republikës unë kam kompetencat që duhet të jenë, dhe ai është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm dhe nuk di se çfarë të bëjë me veten, nëse do të ishe në BE apo jo “, tha presidenti kroat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!