Presidenti i Francës, Emanuel Macron, përmes një letreje dërguar Presidentes Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën me rastin e 15-të vjetorit të pavarësisë.
Në letrën e tij, Macron tha se Kosova duhet të vazhdojë të luftojë për forcimin e sundimit të ligjit, për t’i hapur rrugë anëtarësimit në struktura evropiane, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Në këtë kontekst të mbushur me kërcënime dhe vështirësi, inkurajoj Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e saj evropian. Për ta bërë këtë, mund të mbështeteni në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e Presidentit Macron.
Ndërkaq, ai ka theksuar edhe rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, duke bërë thirrje që të dy palët të angazhohen fuqishëm në normalizim të raporteve.
“Është gjithashtu thelbësore të rifillojne diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është një element qëndror për perspektivën evropiane të të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit te rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkruan Macron. /Reporteri.net/.
Letra e plotë e Presidentit francez, Emanuel Macron, drejtuar Presidentes Vjosa Osmani: