Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist.
Thaçi u shpreh i kënaqur me mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kërkoi që të rritet bashkëpunimi edhe më shumë.
”Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist, ka theksuar se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, për gjithë mbështetjen e deritashme për Forcën e Sigurisë së Kosovës./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.