×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi në bjeshkë me deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 18:35

    Qeveria e Kosovës ka ndërmarr një sër masash për parandalimin e virusit, teksa njëra prej tyre është edhe vet-izolimi apo mosdalja në vende të hapura.


    Mirëpo, siç duket kësaj rregulle vet Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk po iu përbahen, shkruan Reporteri.net

    Presidenti i Kosovës së bashku me Hoxhajn, këtë të diel po e kalojnë në bjeshkë duke e shijuar pranverën.

    Ani pse kësaj rregulle nuk iu përmbajtën, Hoxhaj tha se distanca duhet të jet e duhur.

    Por, bën përshtypje që Thaçi në ditën kur shkroi se do të përcaktojë javën e ardhshme hapat për një qeveri të re, ka shijuar bjeshkët e Sharrit me një koleg nga partia e tij e dikurshme dhe tash në opozitë. Ndonëse mund ta arsyetojë me miqësi të vjetër, megjithatë ndoshta kundërshtarët tash do ta akuzojnë për anim politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!