×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaqi ia dorëzon urdhrin “Hero i Kosovës”, vajzës së policit të vrarë Izet Demaj

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 20:31

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero të Kosovës”, policin e vrarë në krye të detyrës në Istog, Izet Demaj.


    Këtë dekoratë, kreu i shtetit ia dorëzoi vajzës së heroit, Valëzës.

    “Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës”, ka shkruar Thaçi në Faceook.

    Polici Izet Demaj më 27 dhjetor të vitit të kaluar tragjikisht është vrarë gjatë punës së tij për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!