×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani dekoron pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga Turqia

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 8:34

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të dekorojë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë, që u kthyen mbrëmë nga operacioni i kërkim-shpëtimit nga Turqia.

    “Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

    Kujtojmë se mbrëmë me të arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ata u pritën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

    Pjesëtarët me të arritur janë shpërblyer me medalje nga kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!