×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në 143-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 22:18

    Presidentja Vjosa Osmani në 143-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kjo është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme historike.


    Në një postim në Facebook, Osamni tha se kjo Lidhje e e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor.

    “Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!