Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 248-vjetorin e Pavarësisë. Më 2 korrik, madje në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë, pati edhe festë të madhe, shkruan Reporteri.net.
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin amerikan duke thënë se është “Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!”.
“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, shkroi Osmani.
“Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, përfundoi ajo.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, më 2 korrik ka uruar amerikanët por edhe popullin e Kosovës derisa ka thënë se mbështetja për Kosovën vazhdon.
“Sot ne festojmë 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet demokratik dhe i lirë, duke i çmuar parimet e jetës, lirisë dhe lumturisë, parime që kanë frymëzuar shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik. Faleminderit që festuat me ne, gëzuar Ditën e Pavarësisë SHBA”, shkroi Hovenier, përcjell Reporteri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.