×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e shkurtit

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 13:55

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar raportin e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Osmani ka pritur në takim eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila ia dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

    “Presidentja Osmani e falënderoi eurodeputeten Loiseau dhe të gjithë anëtarët e misionit për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor. Ajo theksoi se prezenca e këtij misioni, me kërkesë të saj, dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike. Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë, duke theksuar se edhe ky proces zgjedhor, i zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm”, u tha nga Presidenca.

    E eurodeputete Loiseau ka përgëzuar pjekurinë e qytetarëve të Kosovës, si dhe bashkëpunimin e ofruar për misionin vëzhgues.

    “Presidentja dhe Shefja e Misionit Loiseau po ashtu diskutuan për rekomandimet e raportit për përmirësimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!