Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në akademinë përkujtimore për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar drejtësi.
Ajo ka thënë se vetëm drejtësia për masakrën e Reçakut i jep kuptim paqes dhe lirisë, shkruan Reporteri.net.
“Reçaku ka nevojë për drejtësi. Vetëm drejtësia i jep kuptim paqes dhe lirisë”, ka thënë Osmani.
Ajo tha se kjo masakër ndërgjegjësoi botën për këtë krim të tmerrshëm.
Osmani tha se masakra e Reçakut është kthesë e gjithë përpjekjes për liri kundër regjimit të Millosheviqit.
Para mbajtjes së akademisë, Osmani bashkë me amabsadorin William Walker, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca bën homazhe te varrezat në Reçak. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.