Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës dy ditore në Estoni është takuar edhe me kryeministren e këtij vendi, Kaja Kallas.
Të dy bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre.
Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi.
Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, por edhe në anëtarësimin në strukturat veri-atlantike
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.