×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Presidentja Osmani takohet me presidentin amerikan, Joe Biden: “Aleanca e përjetshme”

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 9:17
    President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line with leaders attending the United Nations General Assembly, Tuesday, September 19, 2023, at the Metropolitan Museum of Art in New York City. (Official White House Photo by Adam Schultz)

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar presidentin amerikan Joe Biden, shkruan Reporteri.net.

    Biden, shihet se e ka shtrënguar përdore presidenten kosovare, në portretin që kanë nxjerrë.

    Në fotografi, Osmani është bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu dhe zonja e parë Jill (Tracy Jacobs) Biden.

    “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, shkroi Osmani.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka folur për marrëdhëniet mes dy shteteve.

    Osmani takon sekretarin Blinken në New York: Lidhja me ShBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme

    Osmani me 18 shtator takoi edhe Këshilltarin e lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Zhvillimet në dialog kanë qenë temë themelore e diskutimit të Presidentes me Chollet dhe Escobar.

    Ajo ka nënvizuar rëndësinë kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përmbylljen me sukses të dialogut si dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve.

    Presidentja Osmani takohet me Chollet dhe Escobar: ShBA rol kyç në procesin e dialogut

    Presidentja Osmani po ashtu ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Takimi u zhvillua në New York, gjersa kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe dialogun.

    Lajçak në një postim në X theksoi se ka pasur bisedë të detajuar dhe të dobishme me presidenten e Kosovës.

    “Patëm një bisedë të detajuar dhe të dobishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për situatën në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.

    Ndërkaq, mbrëmë presidentja Osmani në një postim në X tha se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë./Reporteri.net/

    Lajçak për takimin me Osmanin: Patëm një bisedë të dobishme, u pajtuam t’i vazhdojmë diskutimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!