×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizimi i zgjedhjeve në pandemi, Presidentja Osmani thërret në takim partitë politike për t’i diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 23:34

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë për të diskutuar lidhur me organizimin e zgjedhjeve.


    Sipas njoftimit, Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për rekomandimin e IKSHPK’së për zgjedhjet lokale.

    Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.

    Ndryshe, së fundi, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka propozuar se zgjedhjet duhet të shtyhen, shkaku i gjendjes pandemike në vend.

    “Nuk varet prej meje, por nëse unë do ta thoja mendimin tim personal, unë mendoj se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!