Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Gjatë qëndrimit në Kanada, Osmani do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë kanadezë dhe përfaqësues të shteteve tjera, kanë njoftuar nga Presidenca.
“Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se presidentja Osmani ditë më parë, ishte për vizitë në SHBA, vizita e saj e dytë në shtetin aleat që nga marrja e mandatit.
Gjatë kësaj jave, Osmani ka njoftuar se Kosova është ftuar në Samitin për Demokraci që do të mbahet në muajin dhjetor në SHBA, e ku do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se është e lumtur që në këtë samit në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat me shteti tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.