×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani vikendin me familje e kalon në Shqipëri

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 16:40

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që vikendin ta kalojë së bashku me familjen në Shqipëri.


    Në fotot e dërguara nga një lexues i lajmi.net, presidentja Osmani shihet në restaurantin ‘Mrizi i Zanave’ në Lezhë të Shqipërisë.

    Sipas informacioneve, Osmani ka shkuar në Shqipëri së bashku me familjen e saj.

    Presidentja ka qenë e shoqëruar nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt, të cilët kujdesen për sigurinë e Osmanit që nga dita kur është zgjedhur Presidente e Kosovës.

    Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Osmanit në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!