Presidentja e Sllovenis, Natash Pirc Musar ka thënë se Kosova i shanset më të vogla për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor.
“Për fat të keq, perspektivën më të dobët për anëtarësim nga shtetet e rajonit të Ballkanit e ka Kosova”, tha Natash Pirc Musar, teksa theksoi se presidentja Osmani ka kërkuar më shumë ndihmë nga shtetet anëtare.
Këto komente, presidentja sllovene i bëri gjatë samitit Brdo-Brijuni në Tivat të Malit të Zi.
Ndër të tjera, në deklarimin e saj para mediave, ajo tha se Mali i Zi ka zhvillimin më të mirë dhe perspektivën më të mirë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim eventual në BE, shkruan Klan Kosova.
Po ashtu, Pirc Musar tha se Shqipëria është më së afërmi për anëtarësim, duke theksuar se do të hapë kapitullin e parë më 15 tetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.