Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për njohjen që u tha se Kosova pritet ta ketë nga një shtet afrikan.
Duke folur për pretendimet e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Osmani tha se është e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për shtetin në fjalë, mirëpo siç tha ajo është në interesin e shtetit tonë që të mos publikohen detaje, ngase kjo mund ta dëmtojë tërë procesin, shkruan Reporteri.net.
“Jam e njoftuar për të gjitha detajeve për procesin e njohjeve, dhe jam e njoftuar nga MPJ e cila e ka kontaktin me shtetin në fjalë. Është në interesin tonë që derisa të ndodhë nohja mos të bëhen publike takimet me shtetin njohës. Kjo i dëmton interesat e Kosovës”, u shpreh Osmani në një konferencë për media.
Osmani tutje tha se për të pasur njohje të reja, së pari Kosovës duhet t’i riparohet dëmi i shkaktuar më parë “kur politika e jashtme ka qenë duke fjetur”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.