×
  • Lajme
  • Lajme

    “Presion të rrëzohej Qeveria Kurti I”, Agim Veliu demanton Arben Gashin për mesazhet e Grenellit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 21:56

    Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, deklaratat e shefit të grupit parlamentar të këtij subjekti politik, i cili kishte thënë se ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë presion që brenda shtatë ditëve ta rrëzonin Qeverinë Kurti 1, i ka demantuar duke thënë se nuk ka pasur masazhe të tilla.

    Ai tha se me ish-ambasadorin e ShBA-së në Gjermani kanë diskutuar për çështje të zhvillimit të Kosovës.

    “Jo, nuk ka pasur mesazhe të tilla nga zotëri Grenell. Ne me atë kemi biseduar për çështje të zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë. Kemi diskutuar edhe mundësitë për ndërtimin e koalicionit qeverisës. Grenell gjithmonë iu ka përmbajtur asaj që ne duhet të diskutojmë bashkërisht dhe t’i diskutojmë të gjitha mundësitë dhe të ndërtohet qeveritë në bazë të rregullave. Kërkesa e tij ka qenë që të respektohen procedurat. Jo nuk është diskutuar në këtë format (nëse ka qenë pro/kundër Grenell për koalicionin LVV-LDK). Po është folur për Reciprocitetin. Ne kemi qenë kundër mbajtjes së reciprocitetit, sikur që e kemi sqaruar shumë herë, është temë që nuk duhet të na marrë kohë. Ne kemi qenë pro që Reciprociteti ndaj Serbisë të hiqet”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!