Një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve nga komuniteti serb janë larguar nga FSK-ja në vitet e fundit.
Arsyeja e largimit është presioni nga Serbia që ju bëhet pjesëtarëve serbë të FSK-së, ndërsa kjo pohohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, e cila ka treguar për Gazetën Online Reporteri.net se gjatë vitit 2021 janë larguar nga FSK-ja 3 pjesëtarë nga komuniteti serb.
“Gjatë vitit 2021 nga radhët e komunitetit serb 3 pjesëtarë e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në. Duhet të theksojmë presionin e vazhdueshëm nga Serbia që pjesëtarët e këtij komuniteti të lëshojnë FSK-në”, ka thënë për Reporteri.net Ibrahim Shala, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndryshe, numri i përgjishëm i pjesëtarëve të demobilizuar gjatë vititi 2021 është 53. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.