×
  • Lajme
  • Lajme

    Prezantohen si policë, arrestohen në Basel një shqiptar dhe një turk

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 20:34

    Disa ditë më parë janë arrestuar dy persona, meshkuj, që paraqiteshin si policë të rremë, shkruan Polizeinews.ch.


    Hetimet e mëparshme nga departamenti i hetimit penal të zyrës së prokurorit publik kanë zbuluar se një grua 91-vjeçare ishte thirrur nga një “grua police” e cila i kishte thënë asaj se ishte arrestuar një rumun.

    “Për këtë arsye policia duhet të kontrollojë kartën e saj bankare sepse ekziston dyshimi se është keqpërdorur”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, një “polic” ka shkuar në shtëpinë e pensionistes dhe i ka marrë asaj kartën e bankës.

    Me rastin e hetimeve, pjesëtarët e policisë kriminale kanë zbuluar dy persona me sjellje të dyshimta, të cilët i ka ka kontrolluar. Doli që njëri prej të dyve kishte me vete kartën e kreditit të 91-vjeçares. Megjithatë, ata nuk kishin qenë në gjendje të merrnin para me atë kartelë.

    Departamenti i hetimit penal i zyrës së prokurorit publik tani po sqaron nëse personat e arrestuar janë përgjegjës edhe për vepra të tjera të ngjashme.

    Të dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka urdhëruar paraburgimin për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!