×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindërit dhe fëmijët nga Prishtina rrahen mes vete, dikush përfundon në spital e dikush në polici

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 9:04

    Katër anëtarë të një familjeje në Prishtinë janë rrahur dje mes vete.


    Policia ka njoftuar se deri te konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, shkruan Reporteri.

    Prej tyre, njëri ka pësuar edhe lëndime trupore, gjersa policia ka intervenuar duke dërguar në mbajtje djalin dhe vajzën, gjersa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te përleshja fizike e katër anëtarëve të një familjeje. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson raporti i policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!