×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    “Prishtina Parking” për biçikletat 3 mijë euroshe në oborrin e shtëpisë: Janë ekspozuar në diell – nën vëzhgimin e kamerave

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 15:50

    Ndërmarrja “Prishtina Parking” ka dalë me reagim lidhur me foton që u shpërnda në rrjete sociale ku shiheshin biçikletat e komunës të parkuara në oborrin e një shtëpie.

    Sipas kësaj ndërmarrje, kjo është bërë për t’i ekspozuar në diell që t’i mbushin. Tutje, thuhet se zona ku janë vendosur është e sigurtë dhe nën mbikëqyrjen e kamerave, shkruan Reporteri.net.

    “ Aktualisht, jemi në fazën e mbushjes së biçikletave me rrymë elektrike, proces i cili zgjat 24 orë për një biçikletë, një hap kyç për funksionimin e duhur të tyre. Biçikletat përgjatë tre muajve kanë qenë të vendosura në ambient të mbyllur. Mirëpo, pjesë e procesit të mbushjes është ekspozimi i tyre në diell, duke përdorur energjinë solare për të optimizuar mbushjen si dhe për të garantuar performancë afatgjatë të biçikletave.

    Biçikletat janë vendosur në një zonë të sigurtë në lagjen Kalabria, nën vëzhgimin e kamerave dhe janë nën mbikëqyrjen tonë të vazhdueshme, duke siguruar që çdo detaj të jetë nën kontroll”, thuhet në reagim.

    Një kishte kushtuar gati tre mijë euro, biçikletat elektrike të Komunës përfundojnë në oborrin e një shtëpie në “Kalabri”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!