×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina sërish rekord të rasteve me coronavirus

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 15:12
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    733 raste me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.


    Sërish komuna e Prishtinës ka raportuar më së shumti të infektuar me Covid-19.

    Ndërsa, në Gjakovë janë raportuar 42 raste të reja.

    “Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë”, thuhet në raport.

    Kujtojmë se Qeveria sot ka prezantuar masa të reja, sipas së cilave në 7 komuna me numër të lartë të rasteve do të ketë kufizim të lëvizjes dhe të punës së sektorit të gastonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!