Një muaj paraburgim është vendosur ndaj të pandehurës F.P. për veprën penale dhunë në familje.
Këtë e bëri ditur Gjykata Themelore në Prishtinë me anë të një njoftimi në të cilën thuhet se kanë caktuar masën e paraburgimit të pandehurës F.P. në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që kanë konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
“Gjykata ka vlerësuar se nëse e pandehura F.P. do të jetë në liri, e njëjta do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara – nëna e saj N.P., po ashtu ekziston rreziku se e pandehura mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës me datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P,. andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”.
“Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.