Një person është arrestuar të enjten rreth orës 19:00 në Prishtinë, pasi që dyshohet se kanosi dhe sulmoi fizikisht një person tjetër.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se deri tek rrahja erdhi pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave, shkruan Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.