×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinasi e rrëmben shokun e vet, për orë të tëra me armë në kokë e kërcënon ta pranojë se e ka fyer në telefon

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 16:38

    Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mes dy shokëve në Prishtinë. A.Ajvazi e kishte ftuar për tu shëtitur shokun e tij R.Maliqi dhe më pas e kishte rrëmbyer për disa orë, shkruan Reporteri.net.


    Me armë të gjatë në kokë ai e kishte kërcënuar Maliqin se do ta vrasë nëse nuk e pranon se e ka sharë nëpërmjet telefonit.

    Kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 30 shtatorit. A.Ajvazi e ka mbajtur peng shokun e tij deri në ora 05:00 të mëngjesit.

    Por, policia ende nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur as atë dhe as ndonjë armë.

    Atij i është lënë ftesa për tu paraqitur në Polici.

    “Me datën 1 tetor rreth në Stacionin Policor është paraqitur ankuesi R. M i cili deklaron se përderisa kishte dalë me shokun e tij A. A dhe janë shëtitur në qytetin e Prishtinës i dyshuari se e ka rrëmbyer dhe e ka akuzuar se e kishte ofenduar në telefon duke sharë dhe fyer. Ai ka deklaruar në Polici se është mbajtur peng nga ora 23:00 të datës 30.09.2020 deri në ora 05:00 të datës 01.10.2020 duke e kërcënuar me armë të gjatë në kokë dhe duke i thënë se do ta vra nëse nuk e pranon fajin”, ka thënë ky burim i Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!