×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Raporti i policisë

    Prishtinë, arrestohet i dyshuari për përgatitjen e veprave terroriste

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 10:20

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për disa vepra penale, ndër to edhe përgatitja e veprave terroriste.

    I arrestuari sipas policisë dyshohet për “armëmbajtje pa leje, posedim i narkotikëve, përgatitja e veprave terroriste dhe veprave të tjera penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

    Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese).

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!